Vojvoda spektakolar shënon gol të bukur në Belgjikë

Vojvoda spektakolar shënon gol të bukur në Belgjikë

Sport January 24, 2020 - 23:00
Shënoi në momentet më të nevojshme

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda po kalon momente shumë të mira në kampionatin belg.

Ai ka arritur sonte të shënojë gol të bukur për ta ndihmuar skuadrën e tij Standard Liegen drejt fitores kundër Oostendes.

Standard Liege triumfoi me rezultat 2:1, derisa më meritori për këtë fitore është mbrojtësi kosovar. Mërgim Vojvoda.

Ai realizoi një gol të bukur në minutën e 80-të, për ta barazuar rezultatin në 1:1, pasi Standard Liege po humbiste.

Me këtë fitore Standard Liegen ngjitet në pozitën e 4-t në tabelë me 41 pikë. /Zëri.info