Sokoli: Vdekja e Bryant, humbje e madhe për basketbollin botëror

Sokoli: Vdekja e Bryant, humbje e madhe për basketbollin botëror

Sport January 26, 2020 - 23:04

Bota e sportit është e pikëlluar pas lajmit që Kobe Bryant ka ndërruar jetë në moshën 41 vjeçare.

Bryant, vdiq në një aksident me helikopter privat në Kaliforni në orët e hershme të së dielës (ora lokale), shkruan Zëri.info.

Të gjithë personat që ishin në bord kanë vdekur.

Bryant njihet si njëri ndër lojtarët më të mirë të basketbollit në histori.

Vdekjen e Bryant e ka komentuar edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli.

Ai thotë se ky ishte një lajm tejet i vështirë për t'u përballuar.

"Ai ishte basketbollist i nivelit botëror. Ai i ka dhënë gjithçka basketbollit. Ishte lajm që vështirë të përballohet. është humbje e madhe për basketbollin botëror", tha Sokoli në 'Dueli Sportiv'./Zëri.info

Image