Jose Mourinho kishte cituar Kobe Bryantin në konferencën e tij të parë për shtyp te Tottenhami

Jose Mourinho kishte cituar Kobe Bryantin në konferencën e tij të parë për shtyp te Tottenhami

Sport January 27, 2020 - 11:08
Lajmet e fundit nga sporti

Jose Mourinho e kishte cituar Kobe Bryantin në konferencën e tij të parë për shtyp te Tottenhami dhe kjo tregon për rëndësinë e madhe të ish-basketbollistit në botën e sportit, transmeton zeri.info

Bryant vdiq në një aksident tragjik të dielën së bashku me vajzën e tij, Gianna dhe shtatë persona të tjerë.

Në prezantimin e tij te Tottenhami në nëntor, Mourinho e kishte lavdëruar Koben si një profesionist dhe e kishte cituar një thënie të tij.

“E lexova një thënie nga Kobe Bryant. Dhe nëse duhet të flasim për shembuj të profesionalizmit dhe fituesve serik, Kobe është një shembull i përkryer në sportin e tij dhe në botën e sportit”, ishte shprehur Mourinho.

Lexo edhe Këto janë reagimet e Messit dhe Ronaldos pas vdekjes tragjike të Kobe Bryantit
Sport January 27, 2020

“Ai thotë: ‘Njerëzit thonë se jam i vështirë, por unë jam i vështirë vetëm për ata që nuk i kanë principet e mia’. Ata që nuk e pëlqejnë atë janë ata që nuk i ndajnë të njëjtat parime”, kishte thënë portugezi./Zëri