ZYRTARE: Shtyhet ndeshja çerekfinale e Kupës së Kosovës

ZYRTARE: Shtyhet ndeshja çerekfinale e Kupës së Kosovës

Sport January 28, 2020 - 16:30
Sfida Feronikeli – Liria është shtyrë pas kërkesës së Feronikelit. Ndeshjet e tjera të kësaj gare do të zhvillohen më 8 dhe 9 shkurt. në të cilat takime do të takohen: Drenica – Gjilani, Dukagjini – Ballkani dhe Prishtina – Vushtrria

Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës e ka miratuar kërkesën e skuadrës së Feronikelit që ndeshjen çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës kundër Lirisë ta zhvillojë më 12 shkurt, shkruan Zëri.info.

Ndeshjet e tjera të kësaj gare do të zhvillohen më 8 dhe 9 shkurt. në të cilat takime do të takohen: Drenica – Gjilani, Dukagjini – Ballkani dhe Prishtina – Vushtrria.

Gjithashtu, Komisioni i Garave në mbledhjen e sotme ka vendosur që më 31 janar në orën 14:00 të mbahet takimi me delegatët e IPKO Superligës dhe Ligës së Parë, në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror. /Zëri.info