Barcelona - Rodrigo, 'bomba' e fundit vjen nga Spanja

Barcelona - Rodrigo, 'bomba' e fundit vjen nga Spanja

Sport January 29, 2020 - 10:50

Barcelona i ka ndalur bisedimet me Valencian për transferimin e Rodrigo Morenos, raporton ‘Mundo Deportivo’.

Palët ishin të involvuara për diskutime të mëtutjeshme për transferimin e sulmuesit spanjoll, por tashmë gjithçka ka ndaluar, shkruan Zëri.info.

Reprezentuesi i Spanjës ka qenë i lidhur me një kalim në ‘Camp Nou’ në ditët e fundit të afatit kalimtar dimëror, pasi Barcelona kërkon një zëvendësues për Luis Suarez.

28-vjeçari u paraqit si zëvendësues në fitoren 2:0 të ‘Los Che’ ndaj Barcelonës në fundjavë, pasi Maxi Gomez dhe Kevin Gameiro ishin preferuar në sulm para tij.

Mbetet të shihet se si do të veprojë Barcelona deri të premten, ditën kur mbyllet zyrtarisht afati kalimtar dimëror./Zëri.info