Kosova U-19 e fton futbollistin serb nga Graçanica, ai nuk bashkohet me ekipin

Kosova U-19 e fton futbollistin serb nga Graçanica, ai nuk bashkohet me ekipin

Sport January 29, 2020 - 11:55

Trajneri i Përfaqësueses U-19 të Kosovës, Ramiz Krasniqi, do të mbajë grumbullimin e radhës me futbollistët e kampionatit vendor të gjeneratës 2003, ka njoftuar të martën Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Krasniqi ka publikuar listën me emrat e 24 futbollistëve, të cilët të mërkurën (sot) dhe të enjten do të stërviten në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë. Në listën e publikuar nga Ramiz Krasniqi shihet edhe emri i futbollistit serb Ilija Iviq.

Fjala është për futbollistin 17 vjeçar Ilije Ivic, i cili vije nga komuna e Graçanicës, bën të ditur Zëri.info.

Gazeta mëson se lojtari nuk do t'i bashkohet Kosovës pasi që ndodhet në Antalia të Turqisë me Flamurtarin për përgatitje.

Image

Futbollisti serb tash e një kohë është duke stërvitur me skuadrat e grupmoshave të Flamurtarit, derisa drejtuesit e klubit kanë vendosur që t’i ofrojnë kontratë profesionale.

Image

Futbollistët e ftuar janë:

Artim Kutleshi, Alket Bajrami, Granit Shabani, Festim Haxhiu (Llapi), Andi Salihu, Valon Pllana, Redon Syla (Prishtina), Diar Halili, Lorik Rexhepi, Ledon Krasniqi (2 Korriku), Marin Reka, Diart Geci, Granit Latifi (SHF Kurda), Art Sherifi, Jon Shehu (SHF Besëlidhja), Dren Nura, Ilija Iviq (Flamurtari), Edvin Qeshko, Fatjon Bunjaku (SHF Lushta), Selim Halabaku, Fatlum Leka (Gjilani), Januz Miftari, Ardian Hasani (Trepça ’89) dhe Leonard Bllacaku (Kosova P.)./Zëri.info