ZYRTARE: Transferim i papritur nga Tottenhami

ZYRTARE: Transferim i papritur nga Tottenhami

Sport January 29, 2020 - 13:30

Tottenhami e ka kompletuar transferimin e Steven Bergwijn nga PSV për shumën e 25 milionë funtesh, derisa anësori ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare e gjysmë.

Bergwijn ka arritur në Londrën e Veriut në fillim të kësaj jave për teste mjekësore, shkruan Zëri.info.

22-vjeçari mungoi edhe në barazimin 1:1 të PSV-s ndaj Twentes të dielën – një vendim që u kritikua shumë.

Reprezentuesi holandez ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar dhjetë asistime në 16 ndeshje kampionate për PSV-n këtë edicion, derisa ka luajtur edhe në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, oferta nga Premierliga ishte e fortë për t’u refuzuar nga Bergwijn, dhe tashmë ai është bërë prurja e dytë e Tottenhamit këtë muaj./Zëri.info

Image