Seks-bomba që ‘trazoi’ finalen e Ligës së Kampionëve, e bën të njëjtën gjë edhe në Botëror, por në nderim të Kobe Bryant

Seks-bomba që ‘trazoi’ finalen e Ligës së Kampionëve, e bën të njëjtën gjë edhe në Botëror, por në nderim të Kobe Bryant

Sport January 29, 2020 - 14:52

Femra që bëri famë në Ligën e Kampionëve, Kinsey Wolanski, e bëri sërish të njëjtën gjë, në nderim të Kobe Bryant.

23-vjeçarja kishte ndërprerë për pak çaste finalen e Ligës së Kampionëve mes Tottenhamit dhe Liverpoolit në Madrid vitin e kaluar, duke hyrë e zhveshur, shkruan Zëri.info.

Image

Të njëjtën gjë, Wolanski e bëri edhe në Kampionatin Botëror të skijimit në Schlandming të Austrisë.

Ajo e shpalosi një pankartë me mbishkrimin “Prehu në paqe Kobe”.

Por, më pas, bukuroshja ukrainase u largua nga njësiti i sigurimit pas pozave të bëra në vijën e binishit.

Image

Ndryshe, këtë garë e fitoi italiani Alex Vinatzer, që përfundoi me kohën më të shpejtë në etapën e dytë./Zëri.info

Image

Image