Kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve? Kjo është përgjigja e Jurgen Kloppit

Kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve? Kjo është përgjigja e Jurgen Kloppit

Sport February 17, 2020 - 12:02
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp mendon se Juventusi do ta fitojë Ligën e Kampionëve në këtë edicion, shkruan zeri.info

Strategu gjerman, i cili fitoi Ligën e Kampionëve në edicionin e kaluar me Liverpoolin, është i befasuar se si Juventusi nuk ka një epërsi prej 10 pikëve në Serie A.

“Juventusi ishte favoriti im para fillimit të edicionit, por siç duket unë nuk shoh futboll italian mjaftueshëm sepse nuk mund ta kuptoj pse ata nuk janë 10 pikë para në krye të Serisë A”, ka thënë Klopp.

“Ata kanë skuadrën më të madhe që kam parë ndonjëherë, kualiteti i lojtarëve gjithashtu, është çmenduri”, u shpreh gjermani./Zëri