ZYRTARE: Vushtrria ankohet në FFK për Genc Nuzën

ZYRTARE: Vushtrria ankohet në FFK për Genc Nuzën

Sport February 23, 2020 - 21:01

Sfida e parë e xhiros së 19-të Vushtrria - Drita kaloi me tensione, shkruan Zëri.info. 

Kryetari i Vushtrrisë, Bajrush Kajtazi u ankua pas ndeshjes per gazetën Zëri duke thënë se referimi nuk ka qenë në nivel. 

Akuza pati edhe trajneri i Vushtrrisë, Fitim Llapashtica. 

Vushtrria pretendon se një gol i realizuar nga Drilon Fazliu u anulua pa të drejtë.

Image

Kryetari Kajtazi njofton se të hënën do të dorëzohet në FFK një ankesë për referimin e ndeshjes në fjalë. 

"Nëser do ta dorëzojmë një ankesë në FFK", ka thënë Bajrush Kajtazi për Zëri.info. 

Drejtësinë në ndeshjen Vushtrria - Drita e ka ndarë gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza. 

Drita e fitoi këtë ndeshje me rezultat 2:3. /Zëri.info

Image