Shpenzimet mujore dhe vjetore të Llapit, Tahir Batatina i zbulon të gjitha

Shpenzimet mujore dhe vjetore të Llapit, Tahir Batatina i zbulon të gjitha

Sport February 23, 2020 - 21:20

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka analizuar situatën në klubin e tij.

Në Llap, Batatina është trajner, por edhe investitor, por përkundër investimeve të shumta, titujt kanë munguar, raporton Zëri.info.

Në një bisedë në 'Arena Sportive', Batatina ka thënë se duhet të ketë vazhdimësi në rezultate.

"Për me qenë një skuadër profesionale, duhet të punosh në vazhdimësi dhe të kesh rezultate dhe të jetë solide për një periudhë afat-gjate", ka thënë Batatina në 'Arena Sportive', përcjell Zëri.info.

"Unë e kam prezantuar këtë kryesisë dhe ua kam përmendur gjërat e lartëcekura", vlerësoi trajneri llapjan.

"Unë në një kohë e lash pozitën e trajnerit dhe u bëra drejtor sportiv, mendova se gjërat do të ecin më mirë, por kjo nuk ndodhi", theksoi ai.

Tutje, Batatina ka treguar edhe shpenzimet që ka Llapi për një edicion.

"Për një muaj, Llapi ka shpenzime mujore prej 46 mijë eurosh. Ndërsa, për komplet një edicion janë rreth 800 mijë", shtoi ai./Zëri.info