Bylbyl Sokoli zbulon se ka mbajtur takim me këtë klub të Superligës

Bylbyl Sokoli zbulon se ka mbajtur takim me këtë klub të Superligës

Sport February 23, 2020 - 23:24

Ballkani ka realizuar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në futboll.

Në Therandë, lideri i Superligës ka mposhtur Ferizajn me rezultat 3:0 në kuadër të javës së 19-të, raporton Zëri.info.

Ferizaj hyri në këtë ndeshje pa trajner pas largimit të Bekim Isufit.

Klubi ferizajas ishte në bisedime me Bylbyl Sokolin së fundmi, derisa këtë takim tani e ka konfirmuar vetë Sokoli.

"Kemi biseduar gjatë javës dhe unë aty në takim kam qenë i qartë", ka thënë Sokoli në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

"Nuk i kam dhënë fjalë boshe, pasi mund të ketë pasoja", tregon ai.

"Tani ata do të takohen dhe do të vendosin", shtoi Sokoli./Zëri.info