Talenti i Kosovës U-19: Kjo skuadër e fiton titullin kampion, ky është lojtari me i mirë në Superligë

Talenti i Kosovës U-19: Kjo skuadër e fiton titullin kampion, ky është lojtari me i mirë në Superligë

Sport February 23, 2020 - 23:52

Talenti i Përfaqësueses së Kosovës U-19, Ardit Tahiri, i cili luan për 2 Korrikun vlerëson se skuadra e Ballkanit do të shpallet kampione në këtë edicion, shkruan Zëri.info. 

"Mendojë se Ballkani do të shpallet kampion i Kosovës pasi që e ka bërë një skuadër shumë të mirë", deklaroi Ardit Tahiri për "Sport Shoë", përcjell Zëri.info. 

Ai e zbuloi edhe lojtarin më të mirë në Superligë sipas tij. 

"Jetmir Topalli i Ballkanit është një lojtar i kompletuar", vlerësoi  Tahiri. 

Ky i fundit ditë më parë shkëlqeu me Kosovën U-19 në turneun "Roma Caput Mundi" të cilën e fitoi Kosova. 

Djelmoshat e Ramiz Krasniqit e mposhtën në finale Moldavinë me golin e Tahirit në fund të ndeshjes. /Zëri.info