Takime interesante në Ligën e Parë

Takime interesante në Ligën e Parë

Sport February 25, 2020 - 14:40

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 12-të në Ligën e Parë në basketboll.

Ndeshja e parë do të jetë ndërmjet Istogut dhe AS Prishtinës. Istogasit kanë gjashtë fitore dhe katër humbje, kurse prishtinasit shtatë fitore dhe dy humbje.

Prishtina e Re do të sfidohet nga Vushtrria. Prishtinasit kanë pesë fitore dhe katër humbje, kurse vushtrriasit katër fitore dhe gjashtë humbje.

Vëllaznimi që ka dhjetë fitore në dhjetë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në Ligën e Parë do të ndeshet me Borean, që ka një fitore dhe nëntë humbje.

Image

Takimi i fundit do të zhvillohet ndërmjet Marigona Hill Prishtinës dhe New Basket. Marigona Hill ka katër fitore dhe gjashtë humbje, derisa New Basket dy fitore dhe tetë humbje. Drita pushon në këtë xhiro.  

Liga e Parë - Java 12

E mërkurë

13:00 Istogu - AS Prishtina

16:00 Prishtina e Re - Vushtrria

20:00 Vëllaznimi - Borea

E premte

18:30 Marigona Hill - New Basket

Drita pushon