Debat i ashpër në 'Facebook', Ministrja e Sportit në detyrë kapet keq me komentuesen

Debat i ashpër në 'Facebook', Ministrja e Sportit në detyrë kapet keq me komentuesen

Sport March 26, 2020 - 12:56

"Doruntina osht deputete se ja kanë vra babën. Veç n'Kosovë ka ksi mundësi".

Ishte ky postimi i analistit Rron Gjinovci në rrjetin social 'Facebook' drejtuar deputetes së LDK-së, Doruntinë Maloku, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, kësaj deklarate të Gjinovcit i ka reaguar edhe Ministrja e Sportit në detyrë, Vlora Dumoshi.

Image

Dumoshi përmes një postimi në rrjetin social 'Facebook', ka shkruar:

"Rron, gjuha jote është gjuhë e urrejtjes së heronjëve tanë.#DoruntinaJamUnë".

Megjithatë, në këtë postim, Dumoshi kishte marrë edhe një koment negativ nga një komentuese, e cila e kishte kritikuar ashpër ministren në detyrë.

"Është turp të ofendohesh nga e vërteta. Ti as e menqur nuk ishte zonja Ministre. Ende inteligjenca jote nuk e kish pranuar që burri të ka lënë për tjetrën. Nuk keni me e pa më atë pozitë", ishte komenti i Fjolla Sahitit, një komentuese në profilin e Dumoshit.

Këtij komenti nuk ka hezituar t'i përgjigjet vetë Dumoshi, e cila në mes të tjerash, ka shkruar:

"E nderuar, Fjolla Sahiti me vie keq per nivelin e nje femre te tille, eshte TURP, nje mendje e ndritur femre te shkaterron karakterin e saj me nje retorik te pabaze.
Edhe ti, neser mundesh me qene pjese e historive te dhimbshme.
Menquria dhe intelegjenca e imja me e madhe, jane dy femijet e mi Rroni dhe Rrapi, trashegemia me e pasur e jetes sime, qe mbulon cdo histori duke shtjelluar cdo dite te lumtur te jetes sime.
E sa i perket punes sime si Ministre e Kultures, Rinis dhe Sportit, vlerëson dikush tjeter, merre me qetesi sepse per nga mosha je e re, dhe cdo dite meson nga pak.

Mbetsh mire!"./Zëri.info