Gjesti humanitar i 3 lojtarëve të huaj të klubit shqiptar, shikoni çfarë bëjnë për familjet në nevojë

Gjesti humanitar i 3 lojtarëve të huaj të klubit shqiptar, shikoni çfarë bëjnë për familjet në nevojë

Sport March 29, 2020 - 14:19

3 futbollistët e huaj të Vllaznisë, Hygor, Junior dhe Sidorenko, kanë bërë një gjest humanitar, në këtë situatë të vështirë, ku shumica e shteteve të botës janë izoluar për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit.

Të 3 këta futbollistë, me gjestin e tyre, treguan se lidhja që kanë krijuar me qytetin e Shkodrës, shkon përtej aspektit sportive.

Ata kanë blerë ushqime dhe i kanë shpërndarë sot në qytet, duke dhënë kontributin e tyre që qytetarët shkodranë të kalojnë me sa më pak vuajtje këtë periudhë të vështirë.

Ka qenë braziliani Hygor ai që ka shpërndarë në rrjetin social “Instagram” një foto teksa shfaqet me qeset e ushqimeve për qytetarët e Shkodrës.

Image