‘Xhebrailat’ kërkojnë një lokal nga Komuna e Suharekës, duan ta shndërrojnë në ‘fan-club’

‘Xhebrailat’ kërkojnë një lokal nga Komuna e Suharekës, duan ta shndërrojnë në ‘fan-club’

Sport May 26, 2020 - 12:33
Lajmet e fundit nga sporti

Grupi i tifozëve të Suharekës, “Xhebrailat”, ka bërë një kërkesë në drejtim të kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj, transmeton zeri.info

“Xhebrailat” kanë kërkuar një lokal prej 100 metrave katrorë, të cilin duan ta shndërrojnë në një “fan-club”.

Ky është postimi i plotë pa ndërhyrje i grupit të tifozëve në rrjetin social “Facebook”:

Sot zyrtarisht kemi dorzuar kërkesen tonë për shtëpin tonë (zyre) për TifoGrupin Xhebrailat

Kërkesa jonë i është drejtuar Kryetarit Komunës z.Bali Muharremaj , Drejtorit për Kultur Rini Sport z.Beqir Berisha .

Xhebrailat presin përgjigje pozitive nga Institucionët Komunale .

Xhebrailat 1992 Suharekë