Ejupi: Sporti duhet të vazhdojë, të mësohemi me pandeminë

Ejupi: Sporti duhet të vazhdojë, të mësohemi me pandeminë

Sport May 31, 2020 - 20:56

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi është rrëfyer në lidhje me vështirësitë e sportit në këtë periudhë pandemie, raporton "Zeri.info".

Pas një pauze me pandemi, futbolli i Kosovës rikthehet në javën e ardhshme, derisa Ejupi thotë se "sporti duhet të vazhdojë më tutje".

"Sporti duhet të vazhdojë më tutje, dhe duhet të mësohemi me këtë pandemi. Besoj se Kosova do t'ia dal dhe do të marrim masat e duhura", ka thënë Remzi Ejupi në RTK, përcjell "Zeri.info".

"Sporti që nga vitet e 90-ta ka qenë në 'pandemi' dhe ka pasur shumë vështirësi. Natyrisht, edhe ne jemi dëmtuar shumë si klub i Prishtinës. Në të ardhmen kjo do të vërehet shumë. Megjithatë, ne do të qëndrojmë afër futbollistëve", tregoi Ejupi.

Ndryshe, Ejupi në bashkëpunim me biznesmenët Lazim Destani dhe Nazmi Viqa kanë ndihmuar shtetin e Kosovës me 11 mijë teste për Covid-19. /Zeri.info