Sokoli: Nuk i jam bashkuar Vetëvendosjes, por një pozitë më është ofruar më herët dhe tani

Sokoli: Nuk i jam bashkuar Vetëvendosjes, por një pozitë më është ofruar më herët dhe tani

Sport May 31, 2020 - 22:52

Gjatë kësaj jave është përfolur shumë se trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli do të aderojë në Lëvizjen Vetëvendosje.

Duke u nisur nga qëndrimet e njejta me Vetëvendosjen për bashkimin kombëtar, Sokoli u tha se do të aderonte në partinë e Albin Kurtit, raporton "Zeri.info".

Megjithatë, vetë "Profa" i ka mohuar këto zëra duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se sipas tij, trajnerët sportivë nuk duhet të aderojnë në parti të ndryshme.

"E kam cekur edhe më herët se trajnerët sportivë dhe pedagogët nuk duhet të ngjyrosen me llogon e partive politike"

"Gjatë kësaj jave ka pasur shumë zëra se unë do të kaloj në një parti politike, dhe këta kanë nisur prej qëndrimeve të mia për bashkim kombëtar", tha Sokoli në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Dhe ende besoj se sporti mund të jetë nismë e mirë për ta realizuar këtë. Nuk i kam ndryshuar këto mendime aspak. Ekspertët sportiv nuk duhet të jenë pranë partive politike apo të jenë në ndonjë ministri. Më është ofruar një pozitë këshilltari më herët dhe tani, por s'dua të flasë tani", shtoi "Profa". /Zeri.info