Klubet e Premierligës marrin leje që të zhvillojnë miqësore

Klubet e Premierligës marrin leje që të zhvillojnë miqësore

Sport June 03, 2020 - 09:15

Klubeve të Premierligës u është dhënë leja që të luajnë ndeshje miqësore, me rregulla strikte, para rikthimit në fushën e gjelbër më 17 qershor.

Skuadrat elitare angleze kanë bërë kërkesë të zhvillojnë ndeshje përgatitore para rikthimit në fushë, kërkesë e cila është pranuar, shkruan “Zeri.info”.

Lideri i Premierligës, Liverpooli tashmë ka zhvilluar një ndeshje stërvitore në “Anfield” të hënën.

Miqësoret mund të zhvillohen në stadiume tjera apo edhe në qendra stërvitore.

Megjithatë, rregullat e distancës sociale dhe higjiena duhet të respektohen nga klubet, respektivisht futbollistët. /Zeri.info