Mbrojtësi i Flamurtarit

Mbrojtësi i Flamurtarit "kërcënon" Dritën: Shkojmë për të marrë pikë

Sport June 06, 2020 - 11:04
Lajmet e fundit nga sporti

Superliga e Kosovës sot vjen me dy ndeshje mjaft interesante ku ndeshën Drita – Flamurtari dhe Feronikeli – Vushtrria.

Padyshim vëmendja është në Gjilan pasi pikët në këtë sfidë kanë shumë peshë, shkruan Zeri.info.

Drita që po lufton për titullin kampionit dhe daljen në Evropë, assesi nuk guxon të dështojë, derisa Flamurtari që objektiv të vetëm e ka mbijetesën synon pikë në mënyrë që ndeshjet e radhës t’i pres më e qet.

Mbrojtësi kuqezi, Lorik Maxhuni pavarësisht vështirësive që kanë pasur për t’u stërvitur në këtë kohë pandemia, në një bisedë për Zeri.info ka thënë se janë gati dhe drejt Anamoravës udhëtojnë për të marrë pikë.Image

“Pas 3 muajve po kthehemi në fushë dhe kjo na lumturon. Presim një ndeshje shumë të vështirë pasi luajmë kundër një kundërshtari pretendet për kampion, po ne do të shkojmë ta japim maksimumin pasi që edhe për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme prandaj do të luftojmë deri maksimum për të marrë pikë”, ka thënë Maxhuni për Zeri.info duke konfirmuar se edhe fizikisht po ndihen shumë mirë.

“Për aq koha sa kemi pasur në dispozicion për t’u përgatitur besoj se kemi arritur mirë, por mbetet të shihet në fushë”, ka përfunduar Lorik Maxhuni.

Ndeshja Drita – Flamurtari nis nga ora 16:00 dhe luhet pa praninë e publikut. /Zeri.info