Juventus ka arritur marrëveshje me Veronan për Marash Kumbullën

Juventus ka arritur marrëveshje me Veronan për Marash Kumbullën

Sport June 06, 2020 - 11:32
Lajmet e fundit nga sporti

Megjithëse shumë media italiane përflasin vazhdimisht se Interi është kandidati kryesor për të marrë mbrojtësin e Shqipërisë dhe Veronas Marash Kumbullën, një tjetër version ka dalë së fundmi rreth së ardhmes së 20-vjeçarit.

Media torineze “La Stampa” raporton se Juventusi ka arritur marrëveshjen me qendërmbrojtësin e talentuar kuqezi për 32 milionë euro dhe do të luajë për 5 vite me “Zonjën e Vjetër”.

Sidoqoftë, duhet ende kohë që sezoni të përfundojë dhe të vendoset përfundimisht e ardhmja e Kumbullës.