Munishi 'shpërthen' pas ndeshjes: Krejt dynjaja e dijnë se cilat ndeshje ishin miqësore

Munishi 'shpërthen' pas ndeshjes: Krejt dynjaja e dijnë se cilat ndeshje ishin miqësore

Sport July 04, 2020 - 19:44

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi e ka komentuar fitoren e skuadrës së tij sot si dhe rrjedhën e kampionatit elitar kosovar.

Në kuadër të javës së 28-të, Ballkani triunfoi në Klinë kundër Dukagjinit me rezultat të thellë, 1:5, shkruan "Zeri.info".

Ndërkaq, pas ndeshjes, trajneri i mirënjohur kosovar dha një deklaratë interesante në lidhje me "ndeshjet miqësore" të kundërshtarëve të tij.

“Krejt dynjaja e dijnë se cilat ndeshje ishin miqësore. Me këtë duhet të merren komisionet përkatëse sepse nuk është aspak në rregull”, u shpreh fillimisht Munishi në "SS Kosova", përcjell "Zeri.info".

“Ne jemi të vetmit që i kemi zhvilluar pesë ndeshje të vërteta. Ndërkohë të tjerët kanë luajtur miqësore, këtë duhet pranuar. Edhe në duelin e sotshëm luajtëm përballë një kundërshtari të vërtetë dhe se rezultati i ndeshjes nuk është real, pasi që Dukagjini na rrezikoi disa herë dhe ishin të motivuar për të na ndalur, mirëpo duhet të qenë real të motivohen ndaj të gjithë kundërshtarëve dhe jo të ketë ndarje selektive”, tregon më tej ai.

“Një skuadër para dy vjetëve është dalur kampion dhe po tentojnë me çdo kusht ta bëjnë këtë gjë sërish. Nuk bëhet nomi edhe nëse nuk shpallen se Liverpool nuk është shpallur 30 vite kampion. Nuk dua të them se cila është ajo skuadër sepse më pas më dënojnë”, shtoi Munishi. /Zeri.info