'Profa' me një propozim interesant: Kjo garë të kryhet sa më shpejtë

'Profa' me një propozim interesant: Kjo garë të kryhet sa më shpejtë

Sport July 05, 2020 - 23:01

Java e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll u mbyll në pasditën e sotme me dy ndeshje interesante.

Llapi - Drita (0:4) dhe Ferizaj - Trepça'89 (2:5) ishin dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiro, raporton "Zeri.info".

Nga ana tjetër, gjatë ditës së shtune, Gjilani mposhti si mysafir Feronikelin me rezultat 0:2, kurse Ballkani triumfoi ndaj Dukagjinit në Klinë me rezultat 0:5.

Kurse, të premten, FC Prishtina triumfoi në shtëpi 1:0 ndaj Drenicës, dhe Vushtrria barazoi 2:2 me Flamurtarin.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli e ka komentuar ecurinë e kampionatit, derisa ka folur edhe për situatën epidemiologjike të krijuar së fundmi në Kosovë.

Ai ka thënë se finalja e Kupës së Kosovës duhet të zhvillohet më herët.

"Mendoj se duhet të kryhet një garë. Sa më parë duhet të luhet finalja e kupës për ta hiqur një obligim", tha Sokoli në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

Ndryshe, në finalen e Kupës së Kosovës takohen FC Prishtina dhe Ballkani, e cila pritet të luhet më 25 korrik. /Zeri.info