Munishi tregohet i ashpër: Futbolli nuk duhej të fillonte, nuk mund të krahasohemi me Evropë, kush jep përgjegjësi për futbollistët e lënduar

Munishi tregohet i ashpër: Futbolli nuk duhej të fillonte, nuk mund të krahasohemi me Evropë, kush jep përgjegjësi për futbollistët e lënduar

Sport July 05, 2020 - 23:08

Java e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll u mbyll në pasditën e sotme me dy ndeshje interesante.

Llapi - Drita (0:4) dhe Ferizaj - Trepça'89 (2:5) ishin dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiro, raporton "Zeri.info".

Nga ana tjetër, gjatë ditës së shtune, Gjilani mposhti si mysafir Feronikelin me rezultat 0:2, kurse Ballkani triumfoi ndaj Dukagjinit në Klinë me rezultat 0:5.

Kurse, të premten, FC Prishtina triumfoi në shtëpi 1:0 ndaj Drenicës, dhe Vushtrria barazoi 2:2 me Flamurtarin.

Image

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi ka shprehur qëndrimet e tij se pse nuk duhej të vazhdonte futbolli pas pandemisë COVID-19.

"Të gjitha vendimet që janë marrë nuk janë në mbrojtje të futbollistëve, të gjitha gjërat tjera kanë qenë më të rëndësishme se kjo sipas atyre që vendosën", tha Munishi në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Nuk mundemi me u krahasu asnjëherë me Evropë, nuk kemi as viza as asgjë, sepse nuk kemi as sistem shëndetësor as asgjë. Nuk na pranon Evropa aspak", tregon më tej Munishi.

"Janë lënduar Arbër Hoxha dhe Përparim Islami, kush jep përgjegjësi për ta. Ata nuk janë përgatitur siç duhet për të rifilluar futbollin", shtoi ai. /Zeri.info