Munishi: E kanë pasur gojën plotë protokoll, delegati han fara në stadium, duhet t'i largojë tifozët nga fusha

Munishi: E kanë pasur gojën plotë protokoll, delegati han fara në stadium, duhet t'i largojë tifozët nga fusha

Sport July 05, 2020 - 23:17

Java e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll u mbyll në pasditën e sotme me dy ndeshje interesante.

Llapi - Drita (0:4) dhe Ferizaj - Trepça'89 (2:5) ishin dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiro, raporton "Zeri.info".

Nga ana tjetër, gjatë ditës së shtune, Gjilani mposhti si mysafir Feronikelin me rezultat 0:2, kurse Ballkani triumfoi ndaj Dukagjinit në Klinë me rezultat 0:5.

Kurse, të premten, FC Prishtina triumfoi në shtëpi 1:0 ndaj Drenicës, dhe Vushtrria barazoi 2:2 me Flamurtarin.

Image

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi ka folur për mos-respektimin e rregullave kundër COVID-19 në futbollin kosovar.

"E kanë pasur gojën plot protokoll, ne jemi kujdesur në mënyrë individuale. Thojshin kemi marrë modelin gjerman, por jo, kjo nuk ka ndodhur", tha Munishi në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Te na nuk respektohen po thonë, delegati është për atë punë, duhet t'i përfillë rregullat", tregoi ai.

"Delegati han fara nëpër fushë, duhet t'i largojë tifozët, duhet me qenë strikt. Problem janë edhe stadiumet në Kosovë, që i kemi mes arave, mundet të futet gjithkush", shtoi Munishi. /Zeri.info