Isufi komenton fitoren e Dritës, pas kësaj ndeshjeje gjilanasit shumë afër titullit

Isufi komenton fitoren e Dritës, pas kësaj ndeshjeje gjilanasit shumë afër titullit

Sport July 05, 2020 - 23:20
Lajmet e fundit nga sporti

Kampionati i Kosovës ka hyrë në një fazë shuam të nxehtë, ku lufta si për titull ashtu edhe për ekzistencë është e ashpër dhe e paqartë, shkruan “Zeri.info”.

Fitorja e Dritës në Llapi me rezultat 4:0 e bën këtë skuadër pretendentet kryesore, por edhe Prishtina po zhvillon ndeshje të mira dhe assesi nuk dihet çfarë do të ndodhë deri në fund.

Ngjashëm është edhe lufta për mbijetesën ku Flamurtari, Drenica dhe Trepça’89 po luftojnë për t’i ikur më të keqes.

Sipas trajnerit të njohur Bekim Isufi, Drita këtë herë fitoi shumë më lehtë sesa është pritur duke dëshuar se është skuadër shumë stabile dhe ndoshta e meriton të shpallet kampion.

“Drita ka bërë një hap shumë të madh drejt titullit dhe kjo fitore bën që rivalët e dritës të mos bëjnë më asnjë gabim. Sa i përket ndeshjes Drita ka fituar shumë lehtë dhe ka mundur të fitojë edhe më lehtë”, ka thënë Bekim Isufi në sportin Klan Kosova. /Zeri.info