Sokoli e komenton ndeshjen Llapi - Drita, tregon nëse llapjanët mund të bien nga elita

Sokoli e komenton ndeshjen Llapi - Drita, tregon nëse llapjanët mund të bien nga elita

Sport July 05, 2020 - 23:21

Java e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll u mbyll në pasditën e sotme me dy ndeshje interesante.

Llapi - Drita (0:4) dhe Ferizaj - Trepça'89 (2:5) ishin dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiro, raporton "Zeri.info".

Nga ana tjetër, gjatë ditës së shtune, Gjilani mposhti si mysafir Feronikelin me rezultat 0:2, kurse Ballkani triumfoi ndaj Dukagjinit në Klinë me rezultat 0:5.

Kurse, të premten, FC Prishtina triumfoi në shtëpi 1:0 ndaj Drenicës, dhe Vushtrria barazoi 2:2 me Flamurtarin.

Image

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli e ka komentuar ndeshjen e sotme mes Llapit dhe Dritës, të cilën e fituan gjilanasit me rezultat 0:4.

"Drita e ka bërë një hap të fortë me këtë fitore në luftën për titull, ndërkaq Llapit i mbetet të vazhdojë tutje", tha Sokoli në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Drita ka treguar formë të lartë në ndeshjet e fundit", tregoi ai.

"Në pjesën e poshtme, diferenca nuk është e madhe, por Llapi ka përparësi të madhe dhe mendoj se Drenica, Flamurtari dhe 89-shi janë në rrezik më të madh", përfundoi "Profa". /Zeri.info