Llumnica: Më befasuan gabimet që i bënin mbrojtësit e Llapit

Llumnica: Më befasuan gabimet që i bënin mbrojtësit e Llapit

Sport July 05, 2020 - 23:27

Kampionati i Kosovës ka hyrë në një fazë shuam të nxehtë, ku lufta si për titull ashtu edhe për ekzistencë është e ashpër dhe e paqartë, shkruan “Zeri.info”.

Fitorja e Dritës në Llapi me rezultat 4:0 e bën këtë skuadër pretendentet kryesore, por edhe Prishtina po zhvillon ndeshje të mira dhe assesi nuk dihet çfarë do të ndodhë deri në fund.

Ngjashëm është edhe lufta për mbijetesën ku Flamurtari, Drenica dhe Trepça’89 po luftojnë për t’i ikur më të keqes.

Sipas analistit Ardian Llumnica, Drita sot ka fituar me shumë meritë, por ai befasohet nga Llapi që nuk ishte në nivelin e dy ndeshjeve të mëhershme.

“Llapi vjen prej 2 ndeshjeve shumë të vështira me Prishtinë dhe Gjilanin dhe një nga arsye mund të jetë që Llapi është ndjerë e lodhur. Kishte disa mungesa Emini e Selmani që kanë impakt në pozitat ku luajnë dhe kruciale ishte edhe mungesa e portierit", u shpreh Llumnica.

Kjo u pa edhe të deklarata e Batatinës që fajin ja la portierit, por kjo assesi nuk e minimizon fitoren e Dritës pasi ka potencial, ka lojtarë cilësorë, por them të drejt ishte një fitore shumë e lehtë. Nga sekuencat që pash Llapi bëri gabime shumë të mëdha në mbrojtje që nuk kemi mundur të shohim shpesh”, ka thënë Llumnica. /Zeri.info