'Ti vetë m'ke thonë se nuk muj me dalë kampion', sërish nxehet debati mes Munishit dhe Sokolit

'Ti vetë m'ke thonë se nuk muj me dalë kampion', sërish nxehet debati mes Munishit dhe Sokolit

Sport July 05, 2020 - 23:29

Java e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll u mbyll në pasditën e sotme me dy ndeshje interesante.

Llapi - Drita (0:4) dhe Ferizaj - Trepça'89 (2:5) ishin dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiro, raporton "Zeri.info".

Nga ana tjetër, gjatë ditës së shtune, Gjilani mposhti si mysafir Feronikelin me rezultat 0:2, kurse Ballkani triumfoi ndaj Dukagjinit në Klinë me rezultat 0:5.

Kurse, të premten, FC Prishtina triumfoi në shtëpi 1:0 ndaj Drenicës, dhe Vushtrria barazoi 2:2 me Flamurtarin.

Image

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi i ka reaguar ashpër trajnerit Bylbyl Sokolit, në lidhje me skuadrën e Dritës.

"Nuk mund të pajtohem me ty profë. Po flet sikur të kesh ardhur nga Skandinavia dhe të flasësh kështu për futbollin e Kosovës", tha Munishi në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

Image

"Krejt po dojnë Drita me dalur kampion, thu ti nuk e kanë fituar 30 vite sikur Liverpooli. Dritës nuk i ka bërë konkurrencë dhe nuk i kanë shënuar golat pasi kundërshtarët kanë luajtur me juniorë", tregon më tej Munishi.

"Ti vetë më ke thënë se nuk mund të shpallem kampion", shtoi ai.

Ndërkaq, Sokoli i është përgjigjur:

"Nuk është e vërtetë kjo. Drita ka luajtur mirë, ka pasur taktika të mira dhe organizime të mira. Si dhe ka pasur konkurrencë prej të gjitha skuadrave".

Image

"Por, mua s'ma ndryshon mendjen se jam tifoz i Ballkanit këtë edicion. Por, Drita ka treguar maturi këtë edicion", përfundoi ai. /Zeri.info