Portieri italian tregon cila është skuadra me fortë në Kosovë dhe lidhjen me vajzat kosovare

Portieri italian tregon cila është skuadra me fortë në Kosovë dhe lidhjen me vajzat kosovare

Sport July 05, 2020 - 23:35
Lajmet e fundit nga sporti

Kampionati i Kosovës ka hyrë në një fazë shuam të nxehtë, ku lufta si për titull ashtu edhe për ekzistencë është e ashpër dhe e paqartë, shkruan “Zeri.info”.

Fitorja e Dritës në Llapi me rezultat 4:0 e bën këtë skuadër pretendentet kryesore, por edhe Prishtina po zhvillon ndeshje të mira dhe assesi nuk dihet çfarë do të ndodhë deri në fund.

Gjithsesi, këtë herë analizë kampionatit të Kosovës i ka bërë portieri italian i Llapit, Giacomo Nava i cili sot nuk ishte në portën e Llapit për shkak të kartonëve.


Ai ka folur për skuadrën më cilësore në vendin tonë, derisa ka treguar nëse është në lidhje me ndonjë vajzat shqiptare.


”Futbolli këtu është interesant aq sa është edhe jeta që më pëlqen. Sa i përket skuadrës më të fortë që kam pasur deri tash padyshim është Prishtina, por sigurisht që deri në fund ka edhe shumë ndeshje dhe mbetet të shihet se kush do të jetë më e forta”, ka thënë Nava në Sport show në “Klan Kosova” duke folur më pas edhe për jetën private dhe lidhjen që ka.

“Më pëlqejnë shumë vajzat kosovare por nuk kam asnjë lidhje. Unë jam në lidhje me një vajzë në Itali që më pret kështu që nuk dua të krijojë lidhje tjera”, ka përunduar Giacomo Nava. /Zeri.infoImage