Napoli e fiton përballjen kundër Romës, ngritet në zonën 'Evropa'

Napoli e fiton përballjen kundër Romës, ngritet në zonën 'Evropa'

Sport July 05, 2020 - 23:47

Napoli e ka fituar ndeshjen e sontme kundër Romës në kuadër të kampionatit elitar italian, Serie A.

Në ndeshjen e zhvilluara në "San Paolo", Napoli ka arritur të fitojë ndaj Romës në përballjen e vlefshme për kualifikim në Evropë, shkruan "Zeri.info".

Skuadra e Gennaro Gattusos e ka vazhduar formën e mirë duke fituar sonte me rezultat 3:1.

Image

Callejon ('55) dhe Insigne ('82) shënuan golat e fitores për vendasit, teksa Mkhitaryan ('60) shënoi për mysafirët.

Me këtë fitore, Napoli ngritet në vendin e gjashtë në tabelë me 48 pikë të tubuara.

Kurse, Roma mbetet në vendin e pestë me po aq pikë, por me golaverazh më të mirë. /Zeri.info