Barcelona i harron rezultatet negative, rikthehet me fitore kundër Villarealit

Barcelona i harron rezultatet negative, rikthehet me fitore kundër Villarealit

Sport July 05, 2020 - 23:52

Pas barazimit në mesjavë, Barcelona është rikthyer me fitore në kampionatin elitar spanjoll, La Liga.

Në kuadër të javës së 33-të në La Liga, Barcelona është përballur sonte me Villarealin, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjen që u zhvillua në "Estadio de la Ceramica", Barcelona ka fituar me rezultat bindës, 1:4.

Image

Autogoli i Torres ('3), Suarez ('20), Griezmann ('45) dhe Fati ('86) shënuan golat e fitores për Barcelonën.

Kurse, golin e nderit për vendasit e shënoi Moreno në minutën e 14-t.

Me këtë fitore, Barcelona mbetet në vendin e dytë me 73 pikë, katër më pak se lideri, Real Madridi, kurse Villareali në vendin e pestë me 54 pikë. /Zeri.info

Image