“Kam frikë se do të kemi aleanca në ndeshjet e radhës”

“Kam frikë se do të kemi aleanca në ndeshjet e radhës”

Sport July 05, 2020 - 23:56
Lajmet e fundit nga sporti

Kampionati i Kosovës ka hyrë në një fazë shumë të nxehtë, ku lufta si për titull ashtu edhe për ekzistencë është e ashpër dhe e paqartë, shkruan “Zeri.info”.

Fitorja e Dritës në Llapi me rezultat 4:0 e bën këtë skuadër pretendentet kryesore, por edhe Prishtina po zhvillon ndeshje të mira dhe assesi nuk dihet çfarë do të ndodhë deri në fund.

Njohësi i futbollit Ardian Llumnica, ka thënë se në futbollin kosovar mund të ketë aleanca dhe frikësohet se kjo do të ndikojë në ndeshjet e radhës.

“Ne kemi parë një bllok që kanë formuar një pjesë e klubeve ndaj institucionit të FFK-së. Kemi disa klube që kanë aleanca tepër të afërta ndërmjet vete dhe ato mund të ndikojë direkt në rezultate. Në ndeshjet e radhës kemi përballje të klubeve që kanë miqësi të hatashme mes vete. I dimë raportet Ballkan – Llap, ose trekëndëshi i Llapi-Trepça’89-Ballkani etj", u shpreh Llumnica.

"Unë kam frikë se në ndeshjet e radhës te kemi rezultate jo të merituara. Unë lus të mos ndodh kjo por kam frikë se mund të ndodhë”, ka thënë Llumnica në Sport Show në “Klan Kosova”. /Zeri.info

Image