Ismet Munishi: Ky futbollist po e zëvendëson për mrekulli Arbër Hoxhën e lënduar

Ismet Munishi: Ky futbollist po e zëvendëson për mrekulli Arbër Hoxhën e lënduar

Sport July 05, 2020 - 23:58

Java e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll u mbyll në pasditën e sotme me dy ndeshje interesante.

Llapi - Drita (0:4) dhe Ferizaj - Trepça'89 (2:5) ishin dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiro, raporton "Zeri.info".

Nga ana tjetër, gjatë ditës së shtune, Gjilani mposhti si mysafir Feronikelin me rezultat 0:2, kurse Ballkani triumfoi ndaj Dukagjinit në Klinë me rezultat 0:5.

Kurse, të premten, FC Prishtina triumfoi në shtëpi 1:0 ndaj Drenicës, dhe Vushtrria barazoi 2:2 me Flamurtarin.

Image

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi e ka komentuar ndeshjen ndaj Dukagjinit, derisa u shpreh i kënaqur me skuadrën e tij.

"Dukagjini ka në skuadër lojtarë cilësor, por ata e dinë më mirë se ku i kanë pasur problemet dhe ku kanë çaluar si klub", u shpreh Munishi në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Ka qenë një ndeshje shumë e fortë, ne kthehemi pas ndeshjeve të vërteta, nuk ishte ndeshje miqësore, s'kemi pasur ndeshje të atillë", tregon më tej trajneri i Ballkanit.

"Kemi pasur ndeshje të forta, dy me Feronikelin, një me Flamurtarin në Prishtinë, një në shtëpi me Drenicën dhe me Ferizajn", tha Munishi duke folur më pasur fjalë të mëdha për Ermal Krasniqin, futbollistin e Ballkanit.

Image

"Më gëzon fakti që në skuadër është Ermal Krasniqi, i cili po e zëvendëson Arbër Hoxhën e lënduar, ka qenë lojtar i ndeshjes, ka qenë deçiziv për ne. Nëse është diçka pozitive prej lëndimit të Hoxhës, është hapësira e dhënë për Ermalin, i cili po luan shumë mirë". /Zeri.info