Presidenti i Barcelonës godet Real Madridin: VAR-i gjithmonë përkrah skuadrën e njëjtë

Presidenti i Barcelonës godet Real Madridin: VAR-i gjithmonë përkrah skuadrën e njëjtë

Sport July 06, 2020 - 08:24
Lajmet e fundit nga sporti

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartome, ka akuzuar VAR-in për favorizimin e një skuadre, duke aluduar se sistemi është në favor të Real Madridit, transmeton “Zeri.info”.

Shefi i klubit katalunas e bëri këtë deklaratë pas fitores 4:1 të skuadrës së tij në udhëtim te Villareali.

Bartomeu iu referua ndeshjes së Real Madridit ndaj Athletic Bilbaos në “San Mames”, duke shprehur pakënaqësi ndaj disa vendimeve të VAR-it.

“Unë e shikova ndeshjen në ‘San Mames’ gati deri në fund të pjesës së dytë. Ndihem keq sepse ne kemi ligën më të mirë në botë dhe VAR-i pas koronavirusit nuk është i drejtë. Ka ndryshuar disa rezultate dhe gjithmonë favorizon të njëjtën skuadër”, u shpreh Bartomeu./Zëri