Conte, i acaruar pas humbjes ndaj Bolognas

Conte, i acaruar pas humbjes ndaj Bolognas

Sport July 06, 2020 - 08:36
Lajmet e fundit nga sporti

Antonio Conte shpreson që lojtarët e Interit të ndiejnë së paku 1% të zhgënjimit të tij pas humbjes 2:1 në shtëpi nga Bologna të dielën, transmeton “Zeri.info”.

Interi ishte në avantazh falë golit të Romelu Lukakut, por mysafirët u rikthyen falë golave nga Musa Juwara dhe Musa Barrow.

“Zhgënjimi është i stërmadh, së paku për mua. Shpresoj që ky zhgënjim që ndiej po ndihet edhe nga lojtarët së paku për 1%”, u shpreh Conte.

“Unë jam i nevrikosur me vetveten sepse unë jam trajneri. Unë i kam përgjegjësitë e mia: unë jam ai që e drejton situatën dhe është e drejtë që unë jam shumë i acaruar fillimisht me veten. Pastaj mendoj që edhe lojtarët duhet të jenë me veten e tyre”, shtoi strategu italian./Zëri