Guardiola pas disfatës së nëntë në Premierligë: Nuk mund të gjej arsye

Guardiola pas disfatës së nëntë në Premierligë: Nuk mund të gjej arsye

Sport July 06, 2020 - 09:00
Lajmet e fundit nga sporti

Pep Guardiola pranon se është e vështirë të gjej ndonjë arsye se pse Manchester City ka humbur nëntë ndeshje këtë edicion në Premierligë, transmeton “Zeri.info”.

Manchester City së fundmi pësoi nga Southamptoni me rezultat 1:0.

“Në përgjithësi ndeshjet që ne kemi luajtur janë më shumë se të mira. Ne luajmë më shumë se mirë, por nuk është e mjaftueshme për të fituar ndeshje. Ne nuk mund të themi që jemi një skuadër që nuk kemi shënuar gola këtë edicion. Ne jemi duke udhëhequr në gola. Ne krijojmë shumë raste. Ne jemi një skuadër që pëson pak, asnjë skuadër nuk pëson më pak raste se ne, por ne kemi humbur shumë ndeshje”, tha Guardiola.

“Është e vështirë për mua të gjej një arsye se pse”, u shpreh spanjolli./Zëri