Real Madridi ia cakton çmimin James Rodriguezit

Real Madridi ia cakton çmimin James Rodriguezit

Sport July 06, 2020 - 10:18
Lajmet e fundit nga sporti

Real Madridi do të detyrohet ta shesë James Rodriguezin për një çmim më të ulët gjatë kësaj vere, transmeton “Zeri.info”.

Reprezentuesi kolumbian ka vetëm edhe një vit kontratë me madrilenët dhe pritet të shitet gjatë këtij afati kalimtar.

Madrilenët janë në gjendje ta shesin mesfushorin për rreth 25 milionë euro, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”.

Evertoni, Arsenali, Manchester Unitedi dhe Wolverhamptoni kanë shprehur interesim për Jamesin.

Kolumbiani është paraqitur në 14 ndeshje këtë edicion për Real Madridin, derisa ka realizuar 1 gol dhe 2 asistime./Zëri