“Më pëlqen shumë”, Klopp flet për Thiagon

“Më pëlqen shumë”, Klopp flet për Thiagon

Sport July 06, 2020 - 10:46
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se Thiago Alcantara është një lojtar shumë i mirë, por refuzoi ta konfirmojë interesimin e klubit të tij për mesfushorin e Bayern Munichut, transmeton “Zeri.info”.

29-vjeçari ka kontratë me bavarezët vetëm deri në vitin 2021 dhe bisedimet për një rinovim të mundshëm janë në një rrugë pa krye, derisa gjiganti gjerman mund të detyrohet ta shesë këtë verë në vend se ta humbë lojtarin falas në verën e vitit të ardhshëm.

Kur u pyet për Thiagon, Klopp tha se ai kurrë nuk përgjigjet në pyetje të tilla, derisa shtoi se e adhuron reprezentuesin spanjoll.

“A do të ishit të befasuar nëse nuk do të përgjigjesha për këtë? Unë kurrë nuk përgjigjem në pyetje të tilla”, u shpreh Klopp.

“Thiago Alcantara është një lojtar shumë i mirë. Si shumë lojtarë të tjerë, mua më pëlqen shumë. Kjo është e gjitha që mund të them për këtë”, shtoi gjermani./Zëri