Messi ka shënuar 7% të golave në histori të Barcelonës

Messi ka shënuar 7% të golave në histori të Barcelonës

Sport July 06, 2020 - 12:07
Lajmet e fundit nga sporti

Pas triumfit 4:1 në udhëtim te Villareali të dielën mbrëma, Barcelona ka arritur në shifrën e 9,000 golave në histori të klubit, shkruan “Zeri.info”.

Lionel Messi (630) ka shënuar 7% të golave të Barcelonës në histori të klubit.

Golin e 9,000-të në histori për katalunasit e shënoi Ansu Fati.

Ndërkohë, në këtë ndeshje shënuan edhe Luis Suarez dhe Antoine Griezmann, derisa Barcelona përfitoi edhe nga një autogol i realizuar nga Pau Torres./Zëri