Vdes ish-futbollisti i Juventusit, Giuseppe Rizza

Vdes ish-futbollisti i Juventusit, Giuseppe Rizza

Sport July 06, 2020 - 13:25

Futbolli italian është shokuar ditën e sotme pasi që ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Juventusit, Giuseppe Rizza, raportojnë mediet në Itali, përcjell Zeri.info.

Rizza ka ndërruar jetë pas disa problemeve shëndetësore në moshën 33-vjeçare.

Ai ka qenë anëtar i Juventus, por nuk ka luajtur me skuadrën e parë, vetëm me skuadrat e reja.

Ish lojtari ka pasur hemoragji cerebrale rreth një muaj më parë.

Ai ishte zgjuar nga koma më 22 qershor, por ka ndërruar jetë sot. /Zeri.info

Image