Kapiteni i Shqipërisë në mbrojtje të Dallkut: Turp për ata arbitra, turp për ata që e bënë atë veprim, turp edhe për federatën

Kapiteni i Shqipërisë në mbrojtje të Dallkut: Turp për ata arbitra, turp për ata që e bënë atë veprim, turp edhe për federatën

Sport July 12, 2020 - 15:51
Lajmet e fundit nga sporti

Imazhet që solli përfundimi i ndeshjes futbollistike Gjilani – Prishtina (2:1) ka shqetësuar jo vetëm opinionin futbolldashës në Kosovë por tashmë ka kaluar edhe kufijtë, shkruan “Zeri.info”.

Dëmtimi i Prishtinës nga gjyqtarët, si dhe sulmi me sprej nga policia e Kosovës në adresë të trajnerit të Prishtinës, Armend Dallku ka emocionuar shumë keq kapitenin e Shqipërisë, Mërgim Mavraj.

Ai e ka cilësuar si një trup të madh të trajtohet një ish lojtar i kombëtares në këtë mënyrë, derisa fajtore e ka bërë edhe FFK-në.

“Një turp i madh që një ish-futbollist i Kombëtares shqiptare trajtohet në atë mënyrë të turpshme. Turp për ato arbitra, turp për ata që e bënë atë veprim dhe turp për federatën që lejon të ndodhin ato gjëra mes nesh. Një turp i madh”, ka shkruar Mërgim Mavraj në instagram, përcjell me një fotografi ku shihet Dallku duke marr tretman mjekësor pas lëndimit nga sprej. /Zeri.infoImage