Lazio nuk ndalet, kjo është oferta e fundit për Vedat Muriqin

Lazio nuk ndalet, kjo është oferta e fundit për Vedat Muriqin

Sport August 07, 2020 - 15:14
Detajet

Klubi i Lazios vazhdon që të insistojë për yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, raporton Zëri.info.

Pasi ditë më parë mediat turke raportuan se Fenerbahçe ka refuzuar një ofertë prej 15 milionë eurosh të Lazios, tash skuadra nga Italia ka rritur për tre milionë ofertën.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio, në rrjetin social “Twitter”.

Pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve ka bërë që Lazio të kërkojë përforcimin e fazës së sulmit dhe Muriqi vlerësohet i duhuri.

26-vjeçari ka pasur një sezon të mirë te Fenerbahçe, ku në 32 paraqitje ka shënuar 15 gola në kampionatin turk.

Drejtor sportiv te Lazio është ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Igli Tare, i cili te lazialët ka sjellë shumë futbollistë shqiptarë. /Zeri.info