Liria zyrtarizon marrëveshjet me Memajn, Mustafën dhe Gashin

Liria zyrtarizon marrëveshjet me Memajn, Mustafën dhe Gashin

Sport August 07, 2020 - 17:25

Klubi i Lirisë së Prizrenit ka zyrtarizuar transferimet e Blendi Memajt, Ilir Mustafës dhe Qëndrim Gashit.

Memaj dhe Mustafa kanë zgjedhur të rikthehen në klubin prizrenas, kurse Gashi e ka vazhduar kontratën me Lirinë, shkruan "Zeri.info".

“Premtoj punë dhe angazhim, në mënyrë që Liria të rikthehet, aty ku e ka vendin”, ka thënë Blendi Memaj, pas arritjes së marrëveshjes.

Image

Ndërkaq, kryetari i Lirisë, Qemal Krasniqi është shprehur tejet i kënaqur.

“Me këto prurje dhe rinovimin, besoj jemi në rrugë të mirë të përmbyllim zbrazëtirat që kemi”, ka thënë Qemal Krasniqi.

Ndryshe, Liria ka premtuar edhe prurje tjera në ditët e ardhshme. /Zeri.info