Shorti i Dritës për Ligën e Evropës dhe orari i zhvillimit të ndeshjes

Shorti i Dritës për Ligën e Evropës dhe orari i zhvillimit të ndeshjes

Sport August 13, 2020 - 11:55
Detajet

Kampioni i Kosovës Drita, do ta vazhdojë rrugëtimin e saj në Ligën e Evropës, pas eliminimit nga faza parakualifikuese e Ligës së Kampionëve ku me eliminua me rezultat zyrtar 3:0 pa zhvilluar ndeshjen ndaj ekipit nga Irlanda Veriore, Linfield.

Kampionët e Kosovës do të luajnë në rrethin e dytë të Ligës së Evropës.

Kundërshtari i tyre do të mësohet më 31 gusht, kur do të hedhet shorti, shkruan Gazeta Olle.

Deri më tani nuk dihet se me kë mund të takohen gjilanasit.

Ndeshjet e rrethit të dytë të Ligës së Evropës pritet të luhen më 17 shtator.