Beckham mirëpret Matuidin te Inter Miami

Beckham mirëpret Matuidin te Inter Miami

Sport August 13, 2020 - 16:28
Lajmet e fundit nga sporti

Pronari i Inter Miamit, David Beckham, mezi po pret që ta shohë Blaise Matuidi në ligën amerikane, trnamseton “Zeri.info”.

Reprezentuesi francez shkëputi dje kontratën me Juventusin dhe zyrtarizoi kalimin e tij te Inter Miami pas 3 sezoneve në Torino.

Ish-bashkëlojtari i tij te Paris Saint-Germaini, Beckham, është njëri prej pesë pronarëve dhe presidenti i operacioneve sportive në klub.

“Unë isha me fat që luajta me Blaisen në Paris dhe pashë se çfarë lojtari dhe personi i mrekullueshëm është, kështu që mezi po pres që ta shohë atë duke e sjellë atë talent në klubin tonë”, shkroi Beckham në rrjetin social “Instagram”.

“Blaise, ti je një person i shkëlqyeshëm dhe do të gjesh një shtëpi të re të jashtëzakonshme në Miami për ty dhe për familjen tënde të bukur”, ka shtuar ai./Zëri