Zyrtare: Ergyn Ahmeti transferohet te Drita

Zyrtare: Ergyn Ahmeti transferohet te Drita

Sport August 13, 2020 - 17:53
Lajmet e fundit nga sporti

Drita ka konfirmuar sot nënshkrimin me mesfushorin Ergyn Ahmeti, shkruan “Zeri.info”.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me kampionen e Kosovës.

“Sot kemi arritur marrëveshje edhe me një lojtar shumë të rëndësishëm siç është Ergyn Ahmeti”, thuhet në njoftimin e Dritës.

“24-vjeçari është një lojtar i dëshmuar në ligën tonë dhe përpos që do të jetë forcë shtesë në kampionatin e Kosovës, do ta ndihmojë ekipin edhe në garat ndërkombëtare. Ergyni do të jetë bardhekaltër për dy vitet e ardhshme, por me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me klubin tonë”, vazhdon më tej njoftimi i gjilanasve./Zëri