Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Drenas dhe Mitrovicë

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Drenas dhe Mitrovicë

Sport September 26, 2020 - 08:08

Ndeshja Besa - Arbëria e Dobrajës ishte hapëse e javës së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e zhvilluar në Brestovik, Arbëria nga Lipjani triumfoi me shifrat 0:3, shkruan "Zeri.info".

Elita e futbollit kosovar vazhdon sot me dy ndeshje tejet interesante.

Feronikeli e zhvillon derbin lokal përballë Drenicës në stadiumin "Rexhep Rexhepi".

Ndërkaq, Llapi i shkon Trepçës'89 në Mitrovicë, saktësisht në stadiumin Riza Lushta".

Të dyja ndeshjet zhvillohen nga ora 16:00. /Zeri.info