Luis Suarez e pëson keq nga bashkëlojtarët në stërvitjen e parë

Luis Suarez e pëson keq nga bashkëlojtarët në stërvitjen e parë

Sport September 26, 2020 - 09:07

Luis Suarez është prezantuar në mbrëmjen e së premtes si lojtari më i ri i Atletico Madridit.

Sulmuesi uruguaian e ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë me skuadrën e Diego Simeones dje, shkruan "Zeri.info".

Por, ish-futbollisti i Barcelonës nuk i shpëtoi fare ritualit të zakonshëm një lojtar i ri i bashkohet një klubi.

Pas përshëndetjes me Simeonen, Suarez ka marrë goditje të njëpasnjëshme nga bashkëlojtarët e rinjë.

Ndryshe, Suarez u largua nga Barcelona në drejtim të Atletico Madridit, ku do ta mbajë numrin 9 në fanellë. /Zeri.info

Image